Shtohen shërbimet online, kardiologji edhe tek sanatoriumi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me nisjen e 2020-ës, shumë shërbime nga sporteli kalojnë online. Kjo procedurë e re përfshin edhe sektorin e shëndetësisë duke u mundësuar qytetarëve lehtësi në kryerjen e vizitave mjekësore. Por cilat janë këto shërbime?OGERTA MANASTIRLIU MINISTRE E SHENDETESISE DHE SHERBIMIT SOCIAL Angazhimi i këtij viti është ndërtimi i programit që synon identifikimin e kancerit të gjirit që në fazë të hershme. OGERTA MANASTIRLIU MINISTRE E SHENDETESISE DHE SHERBIMIT SOCIAL Në pritje për t?u ofruar për herë të parë është shërbimi: OGERTA MANASTIRLIU MINISTRE E SHENDETESISE DHE SHERBIMIT SOCIAL Hapja e sallës së kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi? që deri më tani në spitalet publike ofrohej vetëm te ?Nënë Tereza?, pritet të ndikojë në reduktimin e numrit të madh të pacientëve në pritje për t?u operuar. Lista e investime për ndërtim apo rindërtim, përfshin maternitetin e Lezhës, Beratit, Kukësit, pediatritë e Durrësit, Fierit dhe Tiranës dhe 120 qendrave shëndetësore dhe ambulanca në gjithë vendin. Tërmeti i nëntorit solli si emergjencë, ndërtimin nga e para të spitalit të Laçit. Projekti është në proces dhe sipas ministres së shëndetësisë dhe shërbimit social Ogerta Manastirliu, ai do të bëhet brenda këtij viti.