Vrasja e Gjepalit, hetime edhe tek të afërmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

1 view
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se 30 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia e Kavajës, gjatë 24 orëve të fundit, në lidhje me vrasjen e Astrit Gjepalit dhe kunatit të tij, një ditë më parë. Një pjesë e të shoqëruarve janë me precedent penalë dhe nga pyetja e tyre efektivat policore shpresojnë të mësojnë më shumë  rreth identitetit të autorëve të atentatit mafioz të ditës së djeshme në afërsi të Rrogozhinës. Pista kryesore që është duke u hetuar është ajo e hakmarrjes që lidhet me pesë vrasjet e kryera nga Astrit Gjepali në vitin 1997, në datat 15 dhe 16 qershor. Efektivë të policisë kriminale po hetojnë edhe aktivitetin e familjarëve apo të afërmve të viktimave të Gjepalit, pasi ka dyshime se mund të jenë njerëz nga rrethi i tyre familjar që mund të kenë gisht në vrasjen e Gjepalit, i cili po kthehej në qeli pas një leje disa ditore nga autoritetet e burgut. Ndërkaq kërkimet në terren të policisë së Kavajës dhe Lushnjës janë përqendruar më shumë në kryqëzime të veçanta, ndonëse dyshohet se autorët janë larguar nga zona ku ka ndodhur krimi. Në lidhje me dy të plagosurit e këtij atentati, Ilir Sulkja dhe Maringlen Balliu, ata janë ende në spitalin e Durrësit, por nuk kanë rrezik për jetën.