Halloween pushton “Dancing…” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jehona e Halloween-it pushton teatrin e yjeve në Vizion Plus. ?Dancing with the stars? ka ofruar një mbrëmje magjike, nga ato ku aktrimi dhe muzika përcillen bashkarisht në skenë nga 12 yje të ekranit. Mbrëmja e veshur nga një kostumografi, sa e frikshme aq edhe përrallore përcolli emocione dhe perfomanca të jashtëzakonshme në këtë puntatë të tretë. Më të mirët e puntatës së tretë të ?Dancing with the Stars? u shpallën çifti Young Zerka e Adela, që u vlerësuan për koreografinë më të mirë të mbrëmjes dhe aktori Florian Agalliu si performuesi më i mirë ndër yjet. Të mbërthyer nga ethet e eliminimit, konkurrentet kanë performuar të gjithë së bashku, ashtu sikurse do të ngjiten në skenë edhe javën e ardhshme, pasi mbrëmjen e shkuar në teatrin e kërcimit nuk pati asnjë eliminim. Por, enjtja e javës së ardhshme duket edhe më sfiduese. ?Dancing with the stars? rezervon dy eliminime, çka premton të rrisë garën mes konkurrenteve.