• vor 6 Jahren
Forcat Speciale Shqiptare kanë nisur stërvitjen në Hohenfels të Gjermanisë.

Stërvitja po zhvillohet përkrah 4 100 Forcave Speciale nga vende aleate të Aleancës.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një statusi në Facebook, ku nënvizon se më të mirët stërviten me më të mirët.

Ministrja ka publikuar edhe foto nga stërvitja, e cila po zhvillohet dhe në temperatura mjaft të ulëta, nën zero gradë celsius.

Kjo stërvitje vjen në kuadër të impenjimit të vendit tonë në aleancën e Atlantikut, NATO.

“#Forcat Speciale shqiptare e kanë nisur vitin e ri duke u stërvitur në #Hohenfels të Gjermanisë përkrah 4100 kolegë të tyre nga vende aleate si SHBA-të, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Italia, Lituani, Polonia, Rumani dhe Mbretëria e Bashkuar.

Category

🗞
News

Empfohlen