Ora News - ISHTI kontroll për bombolat e gazit, gjobiten 50 subjekte

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vendosur 50 gjoba, kryesisht ndaj subjekteve turistike që nuk kanë zbatuar kushtet teknike për përdorimin e gazit. Gjobat variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë dhe kontrollet janë ushtruar në hotele restorante.
Pas ngjarjeve të fundit ku si pasojë e shpërthimit të bombolave në subjekte që ushtrojnë aktivitet turizmin ka pasur viktima, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur kontrolle intensive dhe ka vendosur 50 gjoba gjatë muajit korrik.
Kontrollet janë fokusuar kryesisht në përmbushjen e kushteve të përdorimit të bombolave nga hotelet dhe restorantet, por pa lënë pas edhe subjektet që merren me tregtimin e gazit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ishti-kontroll-per-bombolat-e-gazit-gjobiten-50-subjekte/