Report TV -Kontroll teknik për të gjitha objektet e ndërtuara para 50 viteve

  • 5 years ago
Të gjitha ndërtesat, banesa apo objekte të tjera, që janë ndërtuar më shumë se 50 vjet para, do t?i nënshtrohen kontrollit teknik nga ana e organeve shtetërore. Kjo risi bën pjesë në një projektligj të përgatitur nga Këshilli i Ministrave, i cili është depozituar tashmë pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Projektligji, që bën një amendim në ligjin aktual nr. 8402, datë 10 shtator 1998, thekson se ?Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave?.