Ora News - Kontroll për plagjiaturat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfshirja në skandalin e plagjiaturave të disa zyrtarëve të lartë të qeverisë shtron nevojën për ngritjen e një institucioni që do të mund të kontrollojë Doktoraturat dhe cilësinë e tyre. Aktivistë të Lëvizjes thonë se ky skandal i ka rrënjët edhe më të thella, duke hedhur dyshime se librat që përdoren në Universitete me autorë disa pedagogë, janë gjithashtu të kopjuara.
Përfitimi i titujve shkencorë përmes plagjiaturës shtron nevojën për ngritjen e një mekanizmi kontrolli.

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin të cilët denoncuan rastin e Ministres Manastirliu thonë se në Shqipëri nuk ka një institucion që të kalojë në sitë të gjitha doktoraturat.

Ata shtojnë se ky skandal i ka rrënjët edhe më të thella, duke hedhur dyshime se librat që përdoren në Universitete me autorë disa pedagogë janë gjithashtu të kopjuara.
Redi Muçi: "Nuk jam në dijeni nëse ekziston një institucion, organizëm specifik që merret me këtë punë, i cili do të jepte dhe përkufizimin e asaj çfarë është palgjiaturë. Kjo mbetet në interpretimin e gjithëkujt. Në interpretimin tonë, plagjiaturë është kopjimi fjalë për fjalë, qoftë një fjali apo paragraf, i punës së dikujt tjetër".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontroll-plagjiaturat

Recommended