Mediu - Bashës: Tërhiq ministrat teknikë

  • 7 years ago
Fatmir Mediu i ka bërë publike kritikat ndaj Lulzim Bashës për marrëveshjen e 18 majit që prodhoi zgjedhjet e 25 qershorit. Por kur ka kaluar muaji nga zgjedhjet, kryerepublikani e ka ashpërsuar gjuhën ndaj aleatit.

Në një status ne faqen zyrtare ne Facebook, ai i kërkon Bashës të shkëpusë lidhjet me Edi Ramën duke tërhequr ministrat teknikë, pasi po e bën opozitën qesharake dhe kompromentuese.

?Basha duhet urgjentisht të shkëpusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet presencës së ministrave teknik, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe komprometuese?, thotë kreu i PR.

Partia Demokratike e ka justifikuar mbajtjen e ministrave në qeveri me faktin se ata po përgatisin një raport mbi zgjedhjet. Por Mediu thotë se raporti mund të hartohet edhe pa qenë pjese e qeverisë.

?Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport për zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë ministra në bashkëpunim strukturat që u morën me zgjedhjet në 12 qarqet apo pranë çdo kandidati.

Mjafton po ashtu fakti qe te analizohen filmimet e numërimeve të disa qarqeve për të parë se forca e parasë dhe krimit është më e fortë se politika dhe shteti, dhe njëkohesisht ortake e pushtetit të Ramës?, shkruan Mediu në Facebook.

Kryetari i Partisë Republikane thotë se kjo opozitë po tregon mëdyshje, dhe ky dyzim si përfundim të vetëm ka dështimin.

?Çdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparence në opinionin publik është e prirur të deshtojë?, vazhdon ai.

Edhe vetë kryeministri Rama ka kërkuar largimin e ministrave teknikë pas fitores së socialistëve në zgjedhje dhe qëndrimit të demokratëve në opozitë, duke paralajmëruar se nëse nuk e dorezojnë detyrën, sipas marrëveshjes së 18 majit, do të ndërhyjë. Por deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje nga asnjëra palë. TV KLAN