Report TV - Veshjet e përdorura, klientët zgjedhin markat e çmimin e ulët

  • 7 years ago
Veshje të ndryshme, këpucë e çanta të firmave më të njohura të botës mund të gjenden në çdo cep të Tiranës.

Biznesi i mallrave të përdorura mori hop menjëherë pas viteve ?90, e vazhdon të jetë i përhapur edhe sot.

Mira ka nisur të shesë veshje të përdorura që 18 vjeç. Edhe pse nuk preferon të identifikohet, na tregon se shitjet kanë pësuar rënie vitet e fundit, por çmimet e ulëta lënë gjithnjë klientë besnikë.

?Kemi klientë të rregullt, marrin mallin më të mirë. Janë të gjitha markat më të fundit po ti shohësh i gjen nëpër dengje. Tepër mall cilësorë?, tha Mira.

Të shumta janë edhe dyqanet me këpucë të përdorura, që reklamojnë kryesisht mallrat e ardhura nga jashtë.

Jona merret me këtë biznes prej një viti. Ajo shprehet se konsumatorët zgjedhin cilësinë e mallit që ofrojnë markat dhe çmimin e ulët të tyre.