Report TV -Dosja ekskluzive/ 'Sudja' e re në fondin bankar, si vidheshin klientët, skema me fajdet

  • 5 years ago
Një skemë e qartë piramidale është ngritur brenda fondit të kredive ?Besa?, ku Albana Imami drejtoresha e këtij fondi në Tiranë, Sauk dhe Vorë, ishte protagonistja kryesore e kësaj veprimtarie kriminale. Në këtë skemë piramidale, Imami ka mundur të tërheqë rreth vetes emra të njohur si noterë dhe gazetarë, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme lekësh me përqindje, duke u premtuar se do ua kthente. Mirëpo kthimin e parave tek fajdexhinjtë, Albana Imami e bënte nëpërmjet krijimit të kredive fiktive në fondacionin ?Besa? ku punonte. Që prej ditës së djeshme gjashtë zonjat e arrestuara nën operacionin ?Kredia?, mes tyre drejtoresha e filialit të fondacionit të kredive të vogla "Besa", Albana Imami do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Mes të arrestuarve që do të qëndrojnë në burg janë edhe oficerët e kredive, Blerina Kanani, Matilda Domi, dhe Mihal Hanxhari si dhe ndërmjetësuesja për gjetjen e personave për kredi fiktive Orkida Driza. Ndërsa Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit do të qëndrojë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie". Para gjykatës, të arrestuarat refuzuan të japin deklarime të hollësishme për skemën fiktive të kredisë ndërsa deklaruan se ata drejtoheshin nga drejtoresha Albana Imami dhe të gjitha kreditë i kanë firmosur me kërkesë të saj. Vetë Imami pranoi dhënien e kredive por tha se gjithçka e ka bërë pavetëdije duke pretenduar të shmangë përgjegjësinë penale. Në këtë masë sigurie një prej të arrestuarve, 41-vjecarja Orkida Driza deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë pasi atë e kanë përdorur dhe në këtë skemë fiktive ajo ka përfshirë edhe fëmijët e saj. Në skemën e kredive fiktive deri më tani rezultojnë rreth 200 të tilla. Ndërsa për të shlyer detyrimet ndaj kompanisë drejtoresha Albana Imami, e cila prej 15 vitesh ishte pjesë e fondit ?Besa?, kish nisur dhe skemën piramidale jashtë fondit ?Besa?, duke krijuar një tjetër gropë financiare, por këtë herë të dëmtuar janë një gazetar i famshëm, notere e persona të tjerë të rrethit shoqëror dhe familjar.

Category

📺
TV

Recommended