Vëzhgim i Report TV në Tiranë, lokalet presin klientët me rregulla strikte

  • 4 years ago
Baret dhe restorantet presin sot klientët pas 68 ditësh të mbyllura si pasojë e pandemisë. Edhe pse janë të shumtë ata që kanë pritur të pinë kafenë, nga sot rregullat do të ndryshojnë ku theksi do të vendoset tek ruajtja e distancës sociale dhe respektimi i kushteve higjienike.

Distancë prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, sigurimi i dezinfektuesve në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza.

Hapja e këtyre bareve do të jetë vetëm për pjesën e jashtme të tyre, pasi pjesa e brendshme nuk do të lejohet të funksionojë, në të kundër do të gjobiten. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë.