Report TV - Haki Çako dhe Prokuroi: Mikel Shallari autori i vrasjes së Cukut, nuk dihet ideatori

  • 7 years ago
?Në datë 10 qershor është ndaluar Mikel Edmond Shallari, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytet Studenti në Tiranë, i cili është autori i dyshuar vrasjes së Artan Cukut.

Roli i Shallarit është ekzekutor. Ka edhe persona të tjerë të shpallur në kërkim. Provat e administruara janë të konsiderueshme, vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë.

Është person me precedent, i skeduar nga Policia e Shtetit.

Detajet e tjera i përkasin hetimit dhe do të zbardhen në një moment të dytë? deklaroi drejtori i Policisë Haki Çako.

Prokurori: Shallari vrasësi, por nuk dihet ideatori
Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori deklaroi se deri tani dihet vetëm ekzekutori, ndërsa porositësi ende jo. Ai u shpreh se autorit i është ofruar bashkëpunim, por deri tani ai nuk ka pranuar krimin.

?Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim.

I janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi. Ai është njohur me to, i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë, ka një modifikim të qëndrimit.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të?, tha prokurori i Krimeve të Rënda.