Arrin në 11 numri i personave të ndaluar për sulmin në Manchester Arena - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet e Britanisë kanë lajmëruar se ka shkuar në 11 numri i personave të ndaluar për sulmin e përgjakshëm në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande, kumbetën 22 të vdekur dhe 59 të tjerë të plagosur. Sipas raportimeve, mësohet se 19 prej të plagosurve nga shpërthimi i kamikazit Selman Abedi, janë në gjendje kritike. Efektivë të armatosur, megjithatë, kanë vazhduar të mbrojnë qindra shfaqje të organizuara në mbarë vendin pas sulmit. Sipas kryeministres Theresa May, ulja e nivelit të rrezikut i detyrohet pikërisht aktivitetit të shtuar policor. Burime policore sqarojnë se, hetimi mbi sulmin e 22 majit po ecën mirë. Ndër detajet e tjera të zbuluara prej tyre mbi Abedin, ishte edhe ai i lëvizjeve të tij përpara ngjarjes.Apartamenti i tij në qendër të qytetit ishte një nga vendet e fundit ku kishte shkuar i riu me origjinë libiane, por i lindur në Britani, dhe pikërisht aty besohet se i ka dhënë rregullimin e fundit brezit me lëndë plasëse që mbante në trup.