Struga shpall epideminë e fruthit, numri i të prekurve arrin në 24

  • 5 years ago
Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve në Strugë është shpallur epidemia e fruthit, njoftoi Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ohër. Numri i të prekurve në Strugë tani është 24, mes tyre janë edhe shtatë punonjës shëndetësor. Autoritetet shëndetësore gjithashtu presin raste të reja, kështu që rekomandojnë dezinfektim dhe kontrolle të shtuara në shkolla dhe kopshte . Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë, fruthi është shfaqur edhe në Dibër, ku aktualisht janë të regjistruar 18 raste dhe deri të premten do të dihet nëse edhe atje do të shpallet epidemia. Në Ohër zyrtarisht ka tre të infektuar.