Arrin në 161 numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Shqipëri. 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. ?Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri?. Listës së të infektuarve me Covid-19 i janë shtuar dhe 120 raste të reja. ?57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas?. Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar rritje, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë në terapi intensive dhe të intubuar. ?Në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar?. Ndërkohë që 9 qytetarë janë shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend rezultojnë 2961 që kanë rezultuar negativ në tamponin e dytë për Covid. Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!