Ora News – Basha-Ramës: Hajde në dialog si kryeministër dhe dil i dorëhequr

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demkratike Lulzim Basha, mohon të ketë pasur dakordësi për vendin apo për orën e takimit me kryeministrin Edi Rama, në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Kryetari i opozitws tha se ka pasur dakordësi për temën e dialogut që sipas tij është qeveria teknike, po kryeministri Rama u tërhoq.
Basha: Kujtoni çfarë ka thënë 5 ditë më parë: Më jep vendin më jep orën. Ja pra vend dhe orë nuk ka patur dhe nuk mund të kishte sepse zgjidhjet e vërteta jo zgjedhjet fasadë nuk kanë nevojë vetëm për vendin dhe orën siç takohen të dashurit, por ka nevojë për një përkushtim serioz për të zgjidhur krizën politike. Por leri lojërat e fjaleve, dialogun e dakordësuam të mërkurën 6 ditë më parë. U ra dakord që do flitej për formimin e qeverisë teknike dhe mandatin e qevrisë teknike, dy tema që kërkojnë përgatije serioze, aq më shumë po të kemi parasysh se çfarë dredharaku kemi përballë. Ndaj të nesërmen dhe deri sot ekipi negociues i opozitës ka qenë në gadishmëri të dialogut të vërtetë në funksion të zgjidhjes dhe jo monologhe shterpë që bëhen për të ushqyer emisionet e lajmeve.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se rruga e dialogut mbetet e hapur, por Edi Rama do të hyjë në dialog si kryeministër e do të dalë si i dorëhequr.
Basha: Në një dialog të tillë mund të vijë dhe duhet të vijë edhe si kryeministër, nëse ky dialog është i vërtetë do të ketë produkt qeverinë teknike. Mund të vijë si kryeministër në dialog, këtu në çadër do vijë i dorëhequr. Nuk ka lojëra fjalësh, do të hyjë në dialiog si kryeministër, por do të dalë nga dialog si kryeministër i dorëhequr , që i hap rrugë qeverisë teknike.
Basha u shpreh i vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike, ndërsa tha se vetem kjo është rruga që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet mediatike se opozita do të futet në zgjedhje, Basha i bëri thirrje aleatëve që të shmangin çdo kurth që i jep oksigjen republikës së vjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-hyr-ne-dialog-si-kryeminister-dhe-dil-i-dorehequr/