Ora News – Basha-Ramës: Hajde në dialog si kryeministër dhe dil i dorëhequr

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë nga kërkesa e tij për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha tha nga çadra e lirisë se është i gatshëm për dialog, por jo për pazare. Ai tha se Rama në dialog duhet të vijë si kryeministër, por duhet të dalë nga ky dialog i dorëhequr.
Basha: Kujtoni çfarë ka thënë 5 ditë më parë: Më jep vendin më jep orën. Ja pra vend dhe orë nuk ka patur dhe nuk mund të kishte sepse zgjidhjet e vërteta jo zgjedhjet fasadë nuk kanë nevojë vetëm për vendin dhe orën siç takohen të dashurit, por ka nevojë për një përkushtim serioz për të zgjidhur krizën politike. Citoj atë që i kam thënë, në këtë çadër të vijë i dorëhequr. E kuptoj që kjo çadër të bën xheloz, eja në këtë çadër me dorëheqje të firmosur në xhep dhe ne do të presim paqësisht. Por leri lojërat e fjaleve, dialogun e dakordësuam të mërkurën 6 ditë më parë. U ra dakord që do flitej për formimin e qeverisë teknike dhe mandatin e qevrisë teknike, ndaj të nesërmen dhe deri sot ekipi negociues i opozitës ka qenë në gadishmëri të dialogut të vërtetë. Në një dialog të tillë mund të vijë dhe duhet të vijë edhe si kryeministër, nëse ky dialog është i vërtetë do të ketë produkt qeverinë teknike. Mund të vijë si kryeministër në dialog, këtu në çadër do vijë i dorëhequr. Nuk ka lojëra fjalësh, do të vijë në dialiog si kryeministër, por do të dalë nga dialog si kryeministër i dorëhequr .
Duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet mediatike se opozita do të futet në zgjedhje, Basha i bëri thirrje aleatëve që të shmangin çdo kurth që i jep oksigjen republikës së vjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-hyr-ne-dialog-si-kryeminister-dhe-dil-i-dorehequr/

Recommended