Basha refuzon sërish ftesën për dialog: S'ka zgjidhje pa largimin e Ramës

  • 5 years ago
Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Elbasani ka refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. "Mirënjohje për këtë mesazh të vendosur që ushton nga zemra gjeografike e Shqipërisë, nga Elbasani, që ushton nga qytetarët, nga të rinjtë dhe të rejat. Nuk kam mesazh më të qartë se ky, betejës së shqiptarëve për liri, sa vijnë edhe u shtohen radhët, cdo ditë e bën më të madh bashkimin tonë, se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin.

Dhe se në funksion të kësaj shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithcka, shpirtin dhe vullnetin, nuk ka asnjë nuk mund të ketë as liri, as zgjedhje të lira, as shporrje të bandës kriminale pa larguar shkaktarin numër një të kësaj krize, njeriun që bëri projektin e Shqipërisë hambar droge. Tani bëhet gati që ta kthejë Shqipërinë në monizëm për të çimentuar pushtetin, por ne nuk do ta pranojmë këtë. Korrupsioni i takon vetëm një partie, por aferat nuk kanë marrë kurrë më parë këto përmasa shtazarake. 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro që ua marrin ju, ua heqin nga goja" tha ai.

Recommended