Basha: Jo zgjedhjeve fasadë, nuk do regjistrohemi në KQZ - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari demokrat Lulzim Basha ka deklaruar nga çadra e protestës se asnjë përfaqësues i PD-së nuk do të shkelë të hënën pragun e KQZ-së për të dorëzuar kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Basha ripsëritit se opozita nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e një procesi zgjedhor fasadë. Të njëjtin qendrim mbajti edhe Fatmir Mediu kryetar i PR-së. Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare tha se opozita nuk merr pjesë në zgjedhje që nuk garantojnë lirinë e votës. Opozita prej 51 ditësh është ngujuar në bulevard, përpara Kryeministrisë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë ?Rama? dhe ngritjen e një qeverie teknike, që do garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Recommended