Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita e bashkuar këtë të enjte është mbledhur për të bërë prezantimin e platformës për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me krerët e partive aleate është shprehur se vendi është në kushtet e një kolapsi politik, ekonomik dhe se vettingu sipas tij nuk është asgjë më shumë se një hanxhar politik.?Jemi sot në një paralizë totale të drejtësisë, që sot si kurrë më parë në ndonjë vend të botës ndodhet në kushtet e mungesës së Kushtetueses, asgjësimit të Gjykatës së Lartë, të kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme. Për herë të parë shënohen afera që për nga shumat marramendëse. Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në 5 vite të arrijë përmasa të papara që nga fillimi i viteve 90. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e mijërave vend të punës, nivele mjerimi si në vende të Afrikës, një në 10 shqiptar ushqehen një herë në ditë, shëndetësia dhe arsimi gjenden në krizën më të thellë. Ka dy arsye, kjo qeveri dhe pseudomaxhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë dhe nuk janë përgjegjës para qytetarëve por si bashkëpunim i krimit të organizuar dhe shitblerjes së votës me paratë e krimit dhe drogës.?Gjithashtu kryedemokrati është shprehur se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.?Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, janë farsë, janë tentativë e dështuar, nuk do të lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në vend. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave.?

Recommended