Basha: 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të ketë dalje nga kriza pa u ndëshkuar personat që janë përfshirë në vjedhjen e votave.Në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë, Basha akuzoi kryeministrin Rama se është shkaktari kryesor i krizës dhe se ka bërë pakt me krimin me qëllim që të mbaj pushtetin e tij.?Ftesat për dialog që bëhen sa për sy e faqe apo akoma më keq, për propagandë nuk jane ftesa por janë përpjekje për t?i hedhur hi syve njerezve. Në krizën aktuale në Shqipëri është qartë se shkaktari kryesor është zoti Rama, i cili, për pushtetin e tij ka lidhur një pakt me krimin, çka faktohet edhe nga këto dosje hetimore, 339, 184. Disa gjëra dalin qartë nga këto dosje hetimore, megjithëse pak minuta janë zbardhur. E para, që në Shqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë e kudo, rrjetet kriminale janë bashkuar me PS për të vjedhur zgjedhjet. Së dyti që vjedhja e zgjedhjeve është bërë me të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me presionin ndaj administratës publike, me përdorimin e Policisë së Shtetit. Pra, janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Së treti, që në këtë proces ka qenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore, e gjithë administrata shtetërore, pra, nga kryeministri tek ministrat, tek deputetët, tek zëvendësministrat përsa i përkët kupolës politike, nga drejtorët e administratës, drejtorët e policisë, tek polici i thjeshtë, tek mësuesi i thjeshtë, që kërcënoheshin me bukën e gojës, nëse nuk shërbenin si kamikazë politikë, si militantë, për të vjedhur apo për të marrë e për të blerë vota per partinë në pushtet.?

Recommended