Report TV - Skandali i CEZ, Romeo Kara kallëzon penalisht Sali Berishën

  • 7 years ago
Sali Berisha kallëzohet penalisht nga juristi i OSHEE Romeo Kara për abuzimet në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek CEZ.

Në kallëzimin penal që Report Tv disponon, Kara liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.

Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.