RTV Ora - IKMT kallëzon penalisht Fran Frrokajn

  • 5 years ago
#rtvora
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e Bashkisë, Fran Frrokajn.

Kryebashkiaku i Lezhës, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit te Territorit, Sokol Toma.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook të IKMT thuhet se të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion janë konstatuar të paligjshme.

Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT. Sipas IKMT këto janë veprime hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lezhë, të cilat kanë cenuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik.

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo ?të kopsitura? nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ikmt-kallezon-penalisht-fran-frrokajn
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended