Grabiten 8 thasë me para nga makina e blinduar e bankës

  • 7 years ago
6 persona të armatosur dhe të maskuar grabitën paraditen e kësaj të enjteje, dy makina që transportonin shuma të mëdha parash, të një banke të nivelit të dytë.

Sulmi ndaj dy mjeteve të bankës, ndodhi në segmentin Qafë Kashar - Rinas. Momenti i grabitjes u filmua nga kamera amatore nga një qytetar, që i dërgoi ato në redaksinë e tvklan.al, ku siç shihet nga pamjet, grabitësit marrin të paktën 8 thasë me para. Ata sulmuan dy automjetet e blinduara të kompanisë private, të sigurisë fizike ?Jaguar?, duke iu ndërprerë rrugën me një goditje ballore.

Fillimisht, autorët nxorën me presionin e armëve kallashnikov, punonjësit e policisë private nga mjetet e tyre të blinduara. Për të hapur mjetet, agresorëve iu desh përdorimi i armëve kallashnikov, ndërsa ata nuk nguruan të qëllojnë edhe drejt mjeteve të blinduara për të ushtruar presion ndaj policëve privatë. Më pas i çarmatosën dhe i shtrinë anës rrugës, për t?i neutralizuar.

Gjithë skena është zhvilluar rreth orës 13:00 të mesditës, në sytë e mjaft kureshtarëve udhëtarë në rrugën nacionale Tiranë - Rinas.

Disa prej tyre qëndruan duke ruajtur rojet ndërsa të tjerët, thyen veturën e blinduar. Me paisje salduese me oksigjen, ata hapën kasafortën e parave. Në të ndodheshin 9 thasë me para, duke marrë tetë prej tyre, pasi një prej tyre ishte me lokalizues gjeografik (GPS).
Autorët u larguan në drejtim të Qafë - Kasharit, duke kthyer në fshatin Bërxull dhe më pas në fshatin Gjeç - Fushë, ku edhe u dogjën dy automjetet "Nissan" dhe një ?Jeep?.

Veç specialistëve të policisë, hetimi është asistuar edhe nga një grup prej së paku pesë ekspertësh kriminalistë. Gjatë kqyrjes së dy mjeteve, edhe pse të djegur tërësisht janë identifikuar prej ekspertëve edhe numrat e tyre të shasive. Policia njoftoi arrestimin e 5 punonjësve të policisë private, deri në sqarimin e rrethanave./ TV KLAN

Category

📺
TV

Recommended