Ora News – Nishani, Zariçit: Serbia të mos mbajë në fuqi ligjet e Millosheviçit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Serbia duhet të shohë përpara dhe jo të kthehet pas në kohën e Millosheviçit?. Këtë mesazh, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ndau në pritjen me Ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe ia përcolli drejtpërdrejtë Ambasadorit serb, Milorub Zariç, që ndodhej në krah të Kreut të Shtetit Shqiptar. Nishani kërkoi që të shmangen situatat që minojnë dialogun dhe fqinjësinë e mirë.
Në pritjen për Vitin e Ri me trupin diplomatik, Presidenti Bujar Nishani kishte një mesazh të veçantë për përfaqësuesin e Serbisë në Tiranë, Mirolub Zariç.
Nishani: Mbajtja në fuqi nga Republika e Serbisë e masave efektive politiko-ligjore të kohës së Millosheviçit për Kosovën nuk i shërben frymës së pajtimit dhe po ashtu vijimi i bllokimit të Kosovës në nivel rajonal dhe ndërkombëtar bie ndesh me angazhimet e marra. Shqipëria mbështet qartazi ecjen përpara të rajonit dhe jo kthimin prapa në ditët e errëta ku regjimi i Millosheviçit agresonte dhe aplikonte spastrime etnike të të gjitha vendeve të rajonit.
Kreu i Shtetit tha se Shqiperia ka demostruar se dëshiron marrëdhënie miqësore me fqinjët e saj, por theksoi se nuk mund të heshtë kur flitet për të drejtat e shqiptarëve të rajon.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-zaricit-serbia-te-mos-mbaje-ne-fuqi-ligjet-e-milloshevicit/

Category

📺
TV

Recommended