Ora News –Ja çfarë thanë Basha dhe Rama për heqjen e mandatit të 3 zyrtarëve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lideri i Opozitës Lulzim Basha përshëndeti i pari vendimin e KQZ, duke e cilësuar fitore për shqiptarët e ndershëm ndërsa deklaroi se ndarja e politikes me krimin sapo ka filluar. Por kryetari I PD, akuzooi qeverinë se mbron krimin.
Basha: Beteja eshte e gjate dhe e veshtire sepse krimi ka mbrojtje dhe mbeshtetje qeveritare. Por asgje nuk do te na ndale nga kjo rruge qe na ndan me te keqen dhe qe do te ndryshoje Shqiperine duke ndryshuar nga rrenjet politiken.
Kësaj deklarate të liderit të opozitës Lulzim basha iu përgjigj kryeminsitri Edi Rama përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.
Rama: U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet.
Nga tre zyrtarët për të cilët KQZ vendosi heqjen e mandatit ka reaguar Deputeti Dashamir Tahiri.
Ai e cilësoi vendim politik që bëhet sipas tij për ta dëmtuar personalisht por edhe Opozitën si dhe per te vendosur barazpesha te papranueshme ne kete proces.
Në deklaratën e tij Dashamir Tahiri shprehet se sfidon kedo prej anëtareve të KQZ që kanë sadopak integritet personal dhe profesional që të gjejnë vetem një element të ligjit për të bërë të pavlefshem mandatin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-cfare-thane-basha-dhe-rama-per-heqjen-e-mandatit-te-3-zyrtareve/

Category

📺
TV

Recommended