Gjirokastër, Hila: Studentët nën presion për të votuar kandidatin tjetër për rektor- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Procesi i votimit në institucionet e Arsimit të Lartë nuk ka kaluar pa incidente dhe pretendime dhe presione për akademikët në garë. Në Gjirokastër kandidati për rektor në Universitetin ?Eqerem Çabej? Kostaq Hila pretendon se studentët janë vënë nën presion nga kreu i qeverisë studentore për të votuar kandidatin tjetër Bektash Mema.
Kostaq Hila: Persona që nuk kanë asnjë lidhje me universitetin po bëjnë kërcënime të hapura ndaj trupës zgjedhore për të deformuar vullnetin zgjedhor. Një rol po luan edhe kreu i qeverisë studentore i cili ka kohë që edhe në FB në emër të qeverisë studentore ka dalë hapur me këtë qëndrim dhe sot po zhvillon këtë aktivitet që lidhet me këta persona.
Në Vlorë dhe Elbasan, nuk ka pasur garë për postin e rektorit në universitetet respektive, pasi ka vetëm një kandidatë, ndaj dhe fleta e votimit, ishte në formën e një referendimi ?po ose jo? , për Skender Topin, në universitetin e Elbasanit dhe prof. doktor Roland Zisi për Vlorën.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjirokaster-njeri-prej-kandidateve-pretendon-per-presion-ndaj-studenteve/

Category

📺
TV

Recommended