Report TV - Policia rrugore pezullon 148 leje drejtimi, 27 shoferë në pranga

  • 8 years ago
Policia Rrugore ka vijuar me zbatimin e planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe të rritjes së sigurisë rrugore në të gjithë vendin. Vetëm gjatë kësaj fundjave, policia rrugore ka vendosur 5114 masa administrative duke arrestuar në flagrancë 27 drejtues automjetesh, 3 pa leje drejtimi dhe 24 në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë vendin, policia ka pezulluar 148 leje drejtimi, 35 për alkool, 67 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 46 për kalim të semaforit me të kuqe.

Gjithashtu, Drejtoria e Policisë Rrugore njofton se janë vendosur 790 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi, 209 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse si dhe 736 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara.

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.