Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Policia rrugore ka pezulluar 39 leje drejtimi gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugët e kryeqytetit dhe në autostradën Tiranë Durrës gjatë fundjavës.
Alkooli dhe shpejtësia e lartë janë dy prej problemeve që konstatohen më shpesh, teksa një 21-vjeçar nga Korça lëvizte me 169 kilometra në orë.
Ndërkohë, janë shoqëruar në komisarit disa përdorues alkooli. Policia thotë se në Selitë u ndalu drejtuesi i mjetit shtetasi D.A, 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.