Report TV - Policia në aksion,prangos 5 shoferë të dehur, pezullon 62 leje drejtimi

  • 8 years ago
Policia Rrugore vijon aksionin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe për aplikimin e masave ndëshkuese për shkelësit e Kodit Rrugor.

Konkretisht policia rrugore gjatë 72 orëve të fundit ka arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët 5 udhëtonin në gjendje të dehur dhe pesë të tjerë udhëtonin pa u pajisur me leje drejtimi.