Report TV - Garda pa këpucë, ministria porosit 1500 palë në Berat

  • 8 years ago
Shumë nga punonjësit e Gardës së Republikës vuajnë nevojën e mungesës së këpucëve, jo vetëm atyre që përdorin në stërvitje por edhe të këpucëve që përdoren gjatë kohës kur ka ceremoni zyrtare të pritjes së personaliteteve të huaja.

Pak ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme,mbylli procedurat e një tenderi për pajisjen me 1500 pale këpucë efektivët e Gardës së Republikës. Zyrtarë të Gardës së Republikës thanë për gazetën ?Shqiptarja.com? se këpucët janë zëri që mungon më tepër,megjithëse nevojitet dhe disa uniforma të reja, kryesisht ato verore.

Sipas tyre, mungesa e këpucëve ka qenë një problem dhe se herë pas herë i është bërë kërkesa ministrisë, për blerjen e tyre.

Aktualisht kërkesa është miratuar dhe se ministria ka vendosur të derdhë në llogarinë e kompanisë së Blerina Kapedanit, një shifër financiare prej 36 milion lekë të vjetra.

Që prej disa ditësh, këpucët e reja të Gadrës së Republikës kanë filluar të qepen në kompaninë që administrohet nga Blerina Kapedani,në Berat. Bëhet fjalë për 6 lloje, si këpucë me qafa stërvitje vere,këpucë me qafa stërvitje dimri,këpucë gjysma uniforme vere,këpucë gjysma uniforme dimri,atlete sporti dhe çizme motor çiklisti.

Garancia e këtyre këpucëve është 1 vjeçare dhe se kompania fituese merr përsipër zëvendësimin e këpucëve të dëmtuara gjatë përdorimit brenda afatit të garancisë për defekte që vijnë si rrjedhojë e proçesit teknologjik lëndëve të para e ndihmëse që përdoren.

Garda do ekspertojë këpucët në laborator
Për sigurimin dhe garantimin e cilësisë gjatë procesit të prodhimit të këpucëve, specialistë të fushës të Gardës së Republikës, me autorizim nga titullari, kanë të drejtë të ndjekin e të kontrollojnë proçesin e prodhimit në fabrikën prodhuese në të cilën kryhet prodhimi i këtij artikulli.