Zjarr në magazinën e familjes rome në Berat, digjen rroba e këpucë të përdorura me vlerë 1 mln lekë

  • 4 years ago
BERAT- Një magazinë me këpucë e rroba e komunitetit rom  është përfshirë nga  zjarri tek zona ish pyjore në qytetin e  Beratit. Nga zjarri i rënë është djegur i gjithë malli i përdorur me një vlerë 1 milionë lekë që kishin familjet e komunitetit rom.Akoma nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur zjarri.

Në magazinë gjithashtu kishte edhe kallama që bëheshin çadra. Sipas banorëve zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm sipas banorëve. Sipas burimeve nga korespodenti, magazina e djegur i përket  familjes së Bashkim dhe Trëndelina Zerellarit. Forcat zjarrfikëse ndoshen në vendngjarje për të shuar flakët.Akoma nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur zjarri.