Top News - 315 studentë pa diploma/ Ministria-UT t’i lëshojë menjëherë

  • 4 years ago
Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me problemin e studentëve të Fakultetit Ekonomik, të cilët kanë 1 vit pa diploma. Ministria ka kërkuar lëshimin e mënjëhershëm të diplomave. Në reagim thuhet se studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga Universiteti I Tiranës. Ministria e Arsimit nënvizon se e drejta e studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të Universitetit që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e studentëve.

Ministria shprehet se nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga diplomat, që numrat e matrikullimit të studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, i cili sipas ministrisë është një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi.

Në përfundim të reagimit Ministria e Arsimit kërkon pajisjen e menjëhershme me diplomat përkatëse të studentëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike.
Janë 315 studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, të cilët kanë gati një vit pa marrë kartonin e diplomës, pasi mbyllën ciklin master 2017-2019.
Arsyeja e këtij problem vjen nga një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni. Dekani Kule nuk i ka dërguar lisat e studentëve te rektori I Universitetit të Tiranës sipas procedurës, por direkt te Qendra e Shërbimeve Arsimor dhe tashmë rektori Koni nuk i firmos.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QSHA#Diplomat#TopChannel

Recommended