Report TV - Ish-komando të ushtrisë u rekrutuan për xhihad në Siri

  • 8 years ago
TIRANE - Ndër shqiptarët e rekrutuar për të luftuar në Siri janë dhe ish pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Report Tv ka siguruar dokumentin e hetimeve dhe përgjimeve ndaj imamit Almir Daci, ku rezulton se ai ka rekrutuar dhe ish Komandon e ushtrisë shqiptare Erjon Alinj një i ri ky nga fshati Leshnicë i Pogradecit aty ku Daci ka shërbyer si Imam.

...

Ish komando të ushtrisë shqiptare rezultojnë të rekrutuar si luftëtarë të celulave xhihadiste në Siri. Ky fakt është zbardhur nga hetimet e Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit.

Sipas këtyre hetimeve rezulton se celula e drejtuar në Shqipëri nga Genci Balla ka rekrutuar jo vetëm qytetar të thjeshtë e djemtë të rinj, por dhe ish-ushtarak. Nga hetimet rezulton se ish imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec Almir Daci, ka rekrutuar ish ushtarakun Erjon Alinj.

Dokumenti i siguruar nga Report zbardh itinerarin e Rekrutimit të Alinj, ku në shkurt të 2013 ai ka qëndruar për disa ditë në xhamin e Unazës së Re, xhami kjo e drejtuar nga Genci Balla tashmë nën akuzë dhe i arrestuar.

Nga përgjimi i telefonatave, Alinj ai njofton vëllain Edin se ka ikur jashtë në Gjermani, por në një tjetër telefonatë me të shoqen ai tregon se ndodhet në Turqi.

Almir Daci është ndër shqiptarët më të pushtetshëm në Siri së bashku me Lavdërim Muhaxherin, të dy këta drejtues të celulave të luftëtarëve xhihadist.

Alinj nuk është i vetmi komando i rekrutuar për luftën e shenjtë, pasi në materialin hetimorë flitet dhe për ish-Komandon Lavdërim Perleka të identifikuar në një foto ku është analizuar vdekja e shqiptarit Diamant Rrash, nga Tirana.