Report TV - Ahmetaj flet për ish-të përndjekurit: Ja kujt do t’i japim përparësi

  • 6 years ago
TIRANE-Fatura e ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve do u kushtojë shqiptarëve në total rreth 2 miliardë dollarë për të paguar deri në 15 vitet e ardhshme. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahemtaj gjatë prezantimit të projektligjit të ri për ish-të përndjekurit u shpreh me 262 subjektet e radhës të këstit të nëntë, ku është edhe emri i Sherif Merdanit, mbyllet kësti i nëntë.

Por sipas tij, mbeten shumë dosje nga trashëgimtarët që presin dëmshpërblim dhe sipas ligjit aktual fatura shkon deri në 500 mln dollarë. Ai theksoi se deri tani nga të gjitha qeveritë janë paguar në total gati 250 mln dollarë,178 për pagesat dhe për strehimin 20-25 milionë dollarë për familjet e reja në gati 10 vite. Ahmetaj u shpreh se qeveria Rama në mandatin e parë akordoi 70 mln dollarë për këtë kategori, ndërsa akuzoi Berishën se ?u thau zorrën?.

Deri tani kanë marrë 70 mln dollarë. Ne do të vijojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore. I drejtohem kësaj kategorie, që partitë tentojnë ta përdorin, vuajtjet kanë qenë të mëdha, por ajo parti që pretendon, PD, që i ka mbështetur i ka dhënë vetëm 15 mln, andej nga jugu ka një shprehje ?i ka tharë zorrën?, ndërsa ?Rama 1? 70 milionë. Shpresoj që komisioni dhe parlamenti ta mbështesin ndryshimin.

Arben Ahemtaj
Niveli i trashëgimtarëve ishte një tjetër cështje në ligjin për ish-të përndjekurit. Braçe pyeti ministrin nëse është normale që dëmshpërblimi për këtë kategori të shkojë deri te trashëgimtarët e largët? Ahmetaj u shpreh se shqetësimi është i drejtë, pasi më shumë duket të investohet për të ardhmen dhe jo të fokusohemi kaq shumë te e shkuara.

Nëse më pyesni mua si Arben Ahmetaj, unë do të thosha se paratë duhet të shkojnë më shumë te e ardhmja se te e kaluara. Paratë duhet të shkojnë te rrethi i parë, që janë lidhur direkt me ata që kanë vuajtur. Më pas të fillojmë të shtojmë radhët, mendoj se do të duhet të kemi një trajtim më të kujdesshëm. Pasi në këtë vend, po të hapemi me politika dëmshpërblyese si këto, ku nuk kanë cak, do bëjmë që edhe brezat e 100 viteve që vijnë të punojnë për brezat e 100 viteve të shkuara. Sot ka akoma shumë shpenzime që i kthehen të kaluarës.

Arben Ahemtaj
Ndryshimet që pëson ligji për ish-të përndjekurit, që u miratua sot në Komisionin e Ekonomisë
Projektligji ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 ?Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist? të ndryshuar?? që do të miratohet ditën e enjte në Kuvend parashikon ndryshimet e mposhte sipas deputetes së PS, Elvis Kushi;

Synon përmirësimin e formulës për dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit, apo familjarët e tyre. Programi parashikon dëmshpërblimin e kësaj kategori gjatë mandatit të dytë. Buxheti i 2018 siguron mbështetjen për ish-të dënuarit politik. Rishikohet mekanizmi i shpërndarjes së fondeve, u jepet prioritet atyre që janë ende në jetë Sipas ligjit aktual, ndahet 70% për parësoret për bashkëshortin dhe fëmijët, 30% për trashëgimtarët e tjerë. Projekt...