“Ilaçe të falsifikuara në Shqipëri” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Barnat e falsifikuara qe qarkullojnë ne treg, rrezikojnë shëndetin e shqiptareve. Alarmi është dhënë nga kryetarja e komisionit te shëndetësisë Albana Vokshi ne emisionin ?7 pa 5?. Sipas deputetes demokrate, ne farmacitë e vendit po tregtohen medikamente te falsifikuara dhe te pasigurta, te cilat me herët janë kapur ne Francë fuçi te ardhura nga India. Denoncimi i demokrateve për barnat e falsifikuara është bere publik edhe ne Komisionin e Shëndetësisë, gjate diskutimit me ministrin Ilir Beqaj. Seria e akuzave dhe kundërakuzave ka vijuar për dite me radhe. Drejtues te Ministrisë kane mohuar deklaratat duke u kundërpërgjigjur me reformat e ndërmarra per kontrollin e tregut dhe uljen e çmimit te medikamenteve. Sa i përket denoncimit te ditës se marte nga zonja Vokshi, drejtues te shendetesise deklaruan qe demokratete ti drjetohen prokurorise.

Recommended