Në treg barna të falsifikuara - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues të kompanive farmaceutike ngrëne dyshime mbi praninë në tregun shqiptar, të barnave të falsifikuara. Pak muaj më parë është tërhequr nga shitja një i tillë, i cili ishte ambalazhuar në një bodrum në vendin tonë. OBSH flet për 10-15% të tregut botëror të pushtuar nga medikamentet e falsifikuara. Që Shqipëria nuk bën përjashtimin, kjo është një pikë ku të gjithë bien dakord. Por problemi është si ta kuptojmë kur blejmë një ilaç të falsifikuar. Për pacientin kjo është shumë e vështirë, megjithatë ekspertet japin disa këshilla të thjeshta. Qendra e Kontrollit të Barnave është institucioni që mbikëqyr cilësinë e tyre. Por për të gjurmuar një bar të falsifikuar duhet të ketë më parë ankesë. Megjithatë në Shqipëri mungojnë aparaturat e sofistikuara të cilat evidentojnë menjëherë origjinalitetin e ilaçit. Dhe një bar i falsifikuar mund të mos japë efektin për të cilin pihet, por edhe mund të dëmtojë shëndetin për shkak të përbërësve jo të rregullt me të cilët bëhet në mënyre të paligjshme.

Recommended