301 të vdekur në Shqipëri prej koronavirusit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë pacientë të shtruar në dy spitalet ?COVID? humbën jetën për shkak të koronavirusit. Referuar njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tri prej viktimave janë gra, ndërsa dy burra. Në total në Shqipëri kanë vdekur 301 persona.?Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare.?Në 24 orët e fundit, mes 853 të testuarve, u zbuluan 116 të infektuar të tjerë. Gjithsej, në vend numërohen 9.844 të sëmurë.?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.?150 është numri i qytetarëve të shëruar, duke e çuar totalin në 5.732. Nga ana tjetër, në spitalet COVID ka sërish një rritje të të shtruarve. Aktualisht atje po trajtohen 189 pacientë, 20 prej të cilëve në terapi intensive dhe tetë në intubim. Një ditë më parë, në spitale ishin të shtruar 185 qytetarë.

Recommended