Mbrëmje gala për fëmijët jetimë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buzëqeshje dhe shkëlqim në sytë e tyre. Fëmijët që u mungojnë prindërit kanë qenë ditën e djeshme në qendër të vëmendjes. Por, nuk mjafton vetëm një ditë. Ky ishte mesazhi i artistëve që performuan dje në emër të mungesës së dashurisë dhe mbështetjes që mund të dhurojë çdokush nga ne për fëmijët jetimë. Emra të njohur të skenës si Margarita Xhepa, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Kristi Popa dhe të tjerë, janë bërë bashkë për të përcjellë jo vetëm art, por edhe një mesazh drejtuar një shoqërie që ka në dorë shumëçka për t?i dhuruar këtyre fëmijëve. Kjo mbrëmje gala që u përcoll mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit, me bashkëpunimin e Vizion Plus dhe Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë, ka mbushur sallën përplot me duartrokitje dhe gjallëri fëmijësh. Të ardhurat nga biletat e këtij koncerti, shkuan në ndihmë të fëmijëve jetime, që përpos ndihmës ekonomike, u ndien të lumtur që sytë u kthyen nga ta dhe më bukur se kurrë, përmes artit.