Mbrëmje bamirësie për fëmijët e sëmurë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Historia e dhimbshme e këtij fëmije ka nxitur një grup të rinjsh që të organizojnë një mbrëmje bamirësie në Durrës, për të kontribuar për fëmijët me sëmundje hematologjike. Leonard Kadrimi, iniciator i mbledhjes së fondeve në këtë mbrëmje ku tha se kontribute të tilla i shërbejnë shërimit apo rritjes së cilësisë së jetës së këtyre vogëlushëve. Në këtë takim ku morën pjesë personazhe të njohura të shoqërisë civile, të fushës së artit, biznesit, zonja e parë e vendit, si dhe qytetarë të thjeshtë u theksua rëndësia e kontributit të përbashkët humanitar sidomos për fëmijët në nevojë. Mjekja pediatre onkohematologe, Mirela Xhafaj, tregon se vitet e fundit po shtohet ndjeshëm numri i fëmijëve që preken nga këto sëmundje. Sipas mjekëve, me trajtimet e fundit rreth 80 % e këtyre rasteve të fëmijëve të sëmurë mund të shërohen.

Recommended