Mbrëmje serenatash në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

1 view
http://www.vizionplus.tvhttps://facebook.com/VizionPlusTVhttps://twitter.com/VizionPlusTV Serenatat e Korçës dhe Shkodrës, këngët e njohura si himn i dashurisë kanë sjellë një mbrëmje magjike në Pazarin e Vjetër të Korçës. Të bëra bashkë në një mbrëmje të vetme serenatat e dy qyteteve është vështirë ti dallosh se ku kanë lindur, por e rëndësishme është se ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kulturës sonë muzikore.Serenatat e dy qyteteve e kanë bërë magjike mbrëmjen në pazarin e vjetër të Korçës ku mes zjarresh, turistë e vizitorë i janë bashkuar ritmit duke kërcyer e kënduar për orë të tëra. Muzika e ndërthurur edhe me kulinarinë e elementë të tjerë i kanë lënë shije shumë të mirë atyre që kishin zgjedhur korçën këtë fundjavë.Serenatat mbeten një prej pasurive më të rëndësishme të traditës shqiptare ndërsa në pazarine vjetër të Korçës ato harmonizohen natyrshëm me karakteristikat arkitektonike të tij duke e bërë atë një cep të veçantë pushimi dhe argëtimi.