• 9 years ago
Vezet qe futen kontrabande ne Shqiperi nga Maqedonia

Sonte ne Fiks fare vazhdon Investigimi i menyres se si futet veza kontrabande pa asnje kontroll dhe certifikatë origjine që të siguroj cilësinë e saj. Maqedonia nuk është shtet qe ben pjese në Bashkimin Europian. Per këtëa arsye importi i ligjshem i vezës nga ky shtet kryhet vetem ne rastin ku vet Ministri i bujqesise nxjerr një urdhër për ngarkesën që ka paraprakisht një leje importi. Fiks Fare sot ju tregon se cila është rruga qe ndjekin persona të papërgjegjshem per te futur vezën nga ky shtet në mënyrë të paligjshme.
Alisa Stand up pritja e personit i cili do te na kaloj vezet ne dogane. Takimi me te ne Maqedoni, Vajtja ne pulari ku fiksi blen 15 kuti me nga 360 kokra veze secila. Djemte qe do ti kalojne ne dogane u shprehen qe kishin frike te punonin me ne pasi nuk ta njhinin madje aluduan qe ne mund te ishim edhe krimi ekonomik. Megjithate pasi beme pagesen ata bashke me pronarin maqedonas, ngarkuan vezet ne makinen tip kombi. Ajo makine sipas tyre mbante 50 kuti. Nuk ishte frigoriferike dhe nuk plotesonte asnje kusht per transportin e vezes. Ata tregojne qe kane futur me mijra veze ne kete menyre ne shqiperi nga dogana e gorrices ne Korce. Na thone qe do ti kalojme ne dogane pasi kur erdhem pyetem edhe na e dhane ok por ne do ti kalojme ose sonte vone ne darke nga ora 12 ose e garantuar neser ne mengjes. Por ju do shkoni te na prisni ne korce. Marrin 200 euro paradhenie per rrugen dhe aty ne ndahemi. Pasi e lame qe do te takoheshim ne dogane per te kaluar bashke. por me vone ate nuk pranuan dhe na kerkuan te takoheshim ne korce ne momentin qe do sillnin vezet.
Vezët e blera në Maqedoni na i sjellin ne Korcë. Pas korcës i ngarkojmë në një furgon dhe nisemi drej tregut ushqimor në Tiranë. Gjatë rrugës asnjë kontroll.
Ne korce takohemi ne dalje. Me te njeten makine qe i ngarkuam na i sjellin. Ata pretendojne qe i kishin kaluar ne dogane me shume veshtiresi kuti per kuti gjate gjithe nates. Keto veze, hyne ne vendin tone pa asnje certifikate origjine. Pa asnje kusht transporti dhe per me teper keta shteteas nga verfikimi qe ne beme ne baze te targave te makines nuk jane as te regjistruar si kalimtare jo vetem ne doganen e gorrices ku pretendojne se i kane kaluar por ne asnje dogane. Per me teper dogana e gorrices sipas informacionet qe ne kemi eshte edhe pa asnje kamera sigurie cka nuk mund te vertetoje se si kane kaluar ne dogane keta persona.
Por nga kanë kaluar dhe si kaluan. Djemtë pretendojnë që për të bërë kalimin në doganën e Goricës dhe Stenjës në Maqedoni kanë rënë paraprakisht dakort sipas tyre me doganierët. Pasi bëmë verifikimet në sisitemin tims të targës se makinës në të cilën u ngarkuan vezët në Maqedoni dhe u shkarkuan në Shqipëri rezulton se në datat që u bë ky transport i jashtëligjëshëm personat dhe makina nuk rezultojnë të regjistruar në sisitemin Tims, jo vetëm të doganës së Goricës por në të gjithë kufirin Shqiptar. Dogana e Goricës është një nga pikat kufit...

Category

📺
TV

Recommended