Mos e humbisni Qeparoin, rekomandohet edhe nga "NYT" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeparoi është një ndër zonat më të bukura të bregdetit jonian që nis nga zona e ujit të ftohtë në Vlorë e deri në Sarandë. I ndërtuar në një shpat mali, fshati i cili ka marrë këtë emër nga lulja e Qiparizit, ndodhet rreth 150 km larg qytetit të Vlorës. Përveç bukurive natyrore fshati ka edhe një trashëgimi të spikatur historike ku mund të përmendim dy kalatë ajo e Ali Pashës dhe e Qeparoit. Gazeta prestigjioze "Nju Jork Times" në një artikull të pak ditëve më parë e ka cilësuar fshatin si një nga 4 destinacionet turistike që duhet vizituar dhe kjo gjë i ka kënaqur jo pak banoret e kësaj zone. Në Qeparo gjen mikpritjen, ajrin e pastër, malin, detin, historikun e fshatit e të krahinës të skalitur në shtëpi të vjetra mbi 200-vjeçare por e atyre të reja. Dhomat në Qeparo variojnë në hotele 30 euro nata, ndërsa në shtëpitë të cilat kthehen në dhoma pushimi në kohën e sezonit turistik i gjen me 20 euro. Të huajt që vizitojnë ketë fshat mrekullohen nga kjo ndërthurje e bukurive të natyrës. Por investimet në këtë zonë kane qene shumë të pakta. Përveç rrugës nacionale, e cila ka 5 vjet që është ndërtuar shteti nuk ka vënë më dorë. Mungon uji i pijshëm, mungon energjia e plotë dhe e vazhdueshme elektrike. Shume ndërtimet në këtë zonë janë bere në mënyrë kaotike, po mbizotëron betoni e jo ndërtimet karakteristike të zonës me punime guri e çati tjegulle. Por megjithe këto mangësi, turistët e huaj e ata vendas e preferojnë ketë fshat për qetësinë dhe detin e pastër. Por plazhet mbeten ende sfide sidomos për sa i përket pastrimit. Jo vetëm kaq: Në disa pika përgjatë bregdetit jonian, janë krijuar hapësira të ndotura për shkak të derdhjes se ujërave të zeza. Qeparoji është rreth 10 km larg qytetit të Himarës, duke sjellë kështu më shumë alternativa për pushuesit.