http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndarja nga e dashura mesa duket ka qënë arsyeja që ka cuar drejt vetevrasjes gardistin Arjol Mance.30 vjecari me origjine nga Permeti por me banim në Tiranë u veteflijua me armën e tij të shërbimit mbrëmjen e së hënës në ambjentet e gardës së republikës ku edhe punonte.Ministria e Brendshme sqaroi në një komunikate për mediat se gardisti e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë në kushte të rënda psikike por pa dhënë detaje të tjera, të cilat në fakt po dalin në drite me kalimin e orëve.Mësohet se i riu I ka lënë një mesazh babait të tij ku u shkruan se ai ishte ndarë nga e dashura dhe si rrjedhoje jeta e tij nuk kishte më kuptim.Ka dyshime se paralajmerimin për vrasjen e vetes ai e ka lënë edhe në gardë por kjo gjë ende nuk është konfirmuar.
Category
📺
TV