Maqedonia në heshtje zgjedhore - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Prej mesnatës, në Maqedoni ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore. Partitë politike i dhanë fund mbrëmë fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahet të dielën. Balotazh do të ketë në 29 komuna dhe kryeqytetin, Shkup.
Ndërkohë që do të votohet sërish për raundin e parë në dy komuna, Strumicë dhe Dollnen, për shkak të parregullsive të vërejtura dy javë më parë. Për 14 ditë me radhë, partitë politike, nismat civile dhe kandidatët e pavarur shpalosën programet dhe platformat zgjedhore para elektoratit për të kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve. Gara më interesante rezervohet në Strugë, ku Ziadin Sela i PDSH-së dhe që gëzon mbështetjen e dy partive të tjera shqiptare, BDI e RDK, do të përballet me kandidatin e përbashkët maqedonas. Ndërkohë, vetë shqiptarët do të kenë një betejë të fortë për Tetovën dhe Gostivarin. Nga radhët e maqedonasve, Shkupi është fokusi kryesor i kandidatëve të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së. Vota e shqiptarëve pritet të jetë vendimtarë për përcaktimin e fituesit në kryeqytet.

From midnight, Macedonia entered into force electoral silence. Political parties campaign ended last night for the second round of local elections held on Sunday. Runoff will be in 29 municipalities and the capital, Skopje.
While it will be voted on again for the first round in two municipalities, Strumica and Dolneni, because of irregularities noticed two weeks ago. For 14 days, political parties, civil initiatives and independent candidates and election platforms unfolded programs before asking voters to vote and confidence of citizens. Reserving the most interesting races in Struga, where Sela Ziadin DPA and enjoys the support of two other Albanian parties, DUI and DRC, will face Macedonian joint candidate. Meanwhile, the Albanians will have a strong battle for Tetovo and Gostivar. From the ranks of the Macedonians, Skopje is the main focus of candidates VMRO-DPMNE and SDSM. Albanian votes expected to be crucial in determining the winners in the capital.