Maqedonia e Veriut ngre flamurin e NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV lamuri i organizatës së atlantikut të veriut tashmë valëvitet edhe në institucionet e Maqedonisë.Ngritja flamurit përpara ndërtesës të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta mbajë emrin ?Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut? është shoqëruar me një ceremoni solemne.ZORAN ZAEVKRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUTVendi jonë është në rrugë të drejtë, në rrugën drejtë progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Ne tani e tutje do të marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Por të jeni të sigurt se me ratifikimin e protokollit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-së, ne edhe zyrtarisht do të bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s, me të drejtë vote. Kjo është një faqe e re në historinë tonë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madheZaev falenderoi edhe homologun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai ?u gjend një zgjidhje e cila do të shërbeje edhe për shumë vende te tjera në Ballkan?.Mbishkrimi ?Qeveria e Republikës së Maqedonisë? tanimë është hequr nga godina i qeverisë per tu shtuar edhe prapashtesa e veriut.Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera.Ndërkohë Greqia këtë të martë me notë verbale njoftoi ve4ndin fqinj se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disadekadësh për emrin.