Kosova në heshtje zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova mban heshtje zgjedhore në prag të votimeve të së dielës për raundin e dytë të votimeve për krerët komunalë. 38 kandidatë do të përballen për të marrë kryesinë në 19 komuna, të cilat në zgjedhjet e 22 tetorit dolën në balotazh. Gara më e forte pritet të jetë në qendrat më të mëdha, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicën e Veriut, ku në raundin e parë nuk arriti të siguronte fitoren asnjë parti. Në Prishtinë, Arban Abrashi i LDK-së do të jetë përballë Shpend Ahmetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy parti do të jenë sfidojnë njëra-tjetrën edhe ne komunën e Prizrenit. Ndërsa në përballjen e parë, ajo që surprizoi ishte lista serbe e cila arriti të sigurojë fitoren në 9 komuna. Të dielën rreth 1.4 milionë qytetare me të drejtë vote do t?i drejtohen qendrave të votimit. Ndërkohë, autoritetet e Kosovës janë vënë në gatishmëri për të garantuar një proces të qetë dhe pa probleme.

Recommended