#IceBucketChallenge - Pal Lekaj nis ‘sfidën me akull’, nominon Ramush Haradinajn #ALS

  • 10 years ago
Pal Lekaj nis ‘sfidën me akull’, nominon Ramush Haradinajn

http://gazetaplus.net/pal-lekaj-nis-sfiden-me-akull-nominon-ramush-haradinajn/


Sfida e akullit është duke u përhapur me të madhe në mesin të famshmëve nga e gjithë bota. Tashmë kjo sfidë ka nisur edhe në mesin e politikanëve Kosovarë, e këtë e ka nisur deputetit i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj është politikani i parë shqiptarë që e ka hedhur kovën me ujë të ngrirë në nderë të sensibilizimit të opinionit për sëmundjen ALS, dhe më pas ka nominuar liderin e tij, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëpartiakët, Donika Kadaj-Bujupi edhe Rasim Selmanaj.

Tre të nominuarit janë “të detyruar ta pranojnë sfidën”, dhe duhet që brenda 24 orëve të kryejnë veprimin dhe të nominojnë tre persona tjerë.

Deputeti, Pal Lekaj, këtë video e ka publikuar në faqen e tij në facebook, dhe video shihet të jetë realizuar gjatë pushimeve të tij.

Nga artistët shqiptarë këtë “lojë” dje, e ka nisur edhe Flori Mumajesi, madje ai ka nominuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Mirëpo deri me tani Rama ende nuk iu është përgjigjur nominimit. /GazetaPlus.net


Facebook: http://facebook.com/gazetaplus.net
Twtter: http://twitter.com/gazetaplus_net

Category

🗞
News

Recommended