Vjeshta

  • 13 years ago
Vjeshtën zgjodha…

Në mes stinësh,
Vjeshtën zgjodha për Ty,
stinën që më shumë nostalgoj;
në joshjen e saj magjepse,
gjer në lamtumirën
e gjethes së fundit,
në ngjyrat e përflakura,
që edhe vet pranverën
kërkon të sfidoj.

Zgjodha…
gjethe vjeshtën lozanjare,
që t’më marrë, e t’më sodisë
në atë peisazh të tjetërsimit;
dhe kur era t’ulet të pushoj
atij sfondi të magjishëm,
pezull në fëshfërim,
të kërkojmë një cep të lirë
për të zbritur fluturimit.

Zgjodha…
degë tundjen,
me lotin e gjethes së fundit,
tek tokës së mushtë pikloi;
rrëkezës në dritë hëne praruar
në buzëputhjen e njomë
me nostalgji të kujtoj magjinë
e çasti të shenjtëruar
kur më the…
Të Dashuroj!

@Freddy Shyti 30 Tetor 2011

Category

🎵
Music