AH SIKUR...
Janë aq fjalë që s’kam mundur ti them.
Aq puthje që mungesa na i mori peng.
Janë aq ëndrra të braktisura pa jetë.
Aq dëshira nga rutina të rrënuara krejt.
A mund ti them dot të gjitha në një ditë?
Gjithë puthjet e munguara të ti bëj dhuratë.
Ah sikur të ishte çdo ditë Shën Valentin.
Me ëndrrat dhe dëshirat të të thurja serenadë.
Janë aq plagë të lëna kohës në harresë.
Aq dhimbje plot brenga dhe pendesë.
Janë aq lotë të mbytura syrit me dënesë.
Aq premtime të braktisura pa shpresë.
A mund ti shëroj dot të gjitha plagët në një ditë?
Dhe çdo dhimbje ta kthej në buzëqeshje.

Në lotë të ëmbla dhe premtime të veleshe.
Janë aq përqafime që s'u dhëna ndonjëherë.
Aq çaste të shpërdoruara manirash pa vlerë.
Janë aq malle që koha kurrë s’do ti tres.
Aq kujtime lënë të djeshmes në harresë.
A mund ti përjetojmë gjithë çastet në një ditë?
Dhe përqafimet e munguara njëherësh të ti jap.

Me mallin dhe kujtimet të deheshim përnatë.
Sikur të mos ishte kjo e mallkuara rutinë.
Me mbresa dashurie do mbushnim tërë një univers.

Do mbeteshe e freskët si trendafil me vesë.
Ah sikur...
© Freddy Shyti 14 Shkurt 2014

Category
🎵
Music